Mjeku i QSUT, Edvin Prifti, i arrestuar pak ditë më parë në sallën e gjyqit, për shumën e parave që iu gjet në banesë, ka apeluar vendimin.
Në apelim thuhet se ai nuk ka bërë përpjekje për ta fshehur shumën. SPAK i gjeti mjekut Edvin Prifti në banesë dhe në zyrë 250 mijë euro, si dhe 160 milionë lekë dhe gjykata e la në arrest me burg.
Një nga arsyet e kërkesës për shfuqizim vjen pikërisht nga mënyra se si është zbuluar sasia e konsiderueshme e parave, jo në zyrë, por në çantën e laptopit, një akt sipas Priftit “i paligjshëm, sepse gjykata nuk kishte disponuar me vendim, për kontrollin e tij personal”.
Masa e marrë për avokatët e tij është “disproporcionale me nevojat e akuzës për të kryer hetime”, ndërkohë që cilësohen si të dobëta provat e gjetura nga hetuesit.
Përveç dyshimeve për “korrupsion” dhe “pastrim parash” për të cilat u burgos, Prokuroria e Tiranës po verifikon dy kallëzime kundër kardiokirurgut Edvin Prifti. Në një prej tyre, në rolin e kallëzuesit është Qendra Spitalore Universitare, “Nënë Tereza”. (A2 Televizion)