Patentat shqiptare njihen në Arabinë Saudite

Nga A2 CNN
15 Gusht 2022, 09:30 | Aktualitet
Patentat shqiptare njihen në Arabinë Saudite

Ministria e Jashtme Shqipërisë ka njoftuar se janë përmbyllur procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Ministra tha se pas përfundimit të procedurave të brendshme ligjore fillimisht nga pala jonë, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka njoftuar përfundimin e procedurave të brendshme ligjore edhe nga pala e tyre.

“Marrëveshja, e cila hyn në fuqi 30 ditë pas përfundimit të procedurave, do të lehtësojë lëvizjen reciproke të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve të dy vendeve tona, përmes përdorimit të patentave, si dhe konvertimin e tyre”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos