Patozi për partitë e mëdha: 29 Nëntori, dita e vetme ku mendojnë ndryshe

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2020, 20:50 | Politikë
Patozi për partitë e mëdha: 29 Nëntori, dita e vetme ku

Lideri i partisë Bindja Demokratike Astrit Patozi ka sulmuar me anë të një postimi në rrjetet sociale politikën shqiptare në rastin e homazheve të 29 Nëntorit, veçanërisht ato partitë e mëdha, në pozitë dhe opozitë, që sipas tij tashmë identifikohen si të majtë apo të djathtë vetëm në raste të tilla.

“Është e vetmja gjë, që u ka mbetur për t'u identifikuar si të majtë apo të djathtë, pasi gjithçka tjetër e mendojnë dhe bëjnë njësoj. Dhe këtë na e kanë dëshmuar me prova dhe fakte të gjalla për gati tre dekada”, deklaroi Patozi.

https://www.facebook.com/Astrit.Patozi/posts/3684962331563643

Sipas tij,  “ndaj edhe duhen injoruar, si kur e shajnë, ashtu edhe kur e ngrenë në qiell 29 nëntorin, pa harruar asnjëherë prej kaq shumë vjetësh”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos