Patriarku serb në krah të Vucic: Kam 8 vite që dëgjoj që po përgatitet të tradhtojë Kosovën, por nuk e ka bërë

Nga A2 CNN
16 Tetor 2020, 13:52 | Ballkani
Patriarku serb në krah të Vucic: Kam 8 vite që dëgjoj

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irenej, i doli në krah presidentit Aleksandar Vucic, duke thënë se nuk kishte pse ta dënonte për lëshimin e Kosovës, pasi nuk e ka bërë këtë gjë.

“Kam 8 vite që dëgjoj që Vucic po përgatitet të tradhtojë Kosovën, por nuk e ka bërë. Ai është përballur me probleme të shumta të Kosovës. E ka treguar se është shtetar i përgjegjshëm në shumë çështje kombëtare. Qytetarët e dhanë gjykimin e tyre në zgjedhje”, tha Irenerj për gazetën “Vecernje Novosti”.

Irenej shtoi se politikanët shqiptarë, për shkak të mbështetjes së hapur nga Perëndimi, “nuk duan as të ulen në bisedime, e jo më të negociojnë” me palën serbe. “Gjithmonë kam thënë se problemi i parë që duhet zgjidhur është kthimi në Kosovë i 250 mijë serbëve të përjashtuar në vitet 1999-2004. Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndihmojë më parë në këtë çështje e më pas të merret me të tjerat”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos