PD dorëzoi në SPAK kallëzimin kundër saj, reagon Olta Xhaçka

Nga A2 CNN
5 Prill 2020, 16:37 | Politikë
PD dorëzoi në SPAK kallëzimin kundër saj, reagon Olta

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, reagoi pas lajmit se Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK ditën e sotme kallëzimin penal për ato që i quan abuzime me tenderin e paracaktuar të ushqimeve me vlerë 1,5 milion euro.

“E mirëpres padinë e PD-së dhe e inkurajoj SPAK-un që ta hetojë me përparësi këtë akuzë sepse sot qytetarët kanë shumë nevojë për qartësi. PD ka të drejtë kur thotë që do të ishte veçanërisht e ulët e kriminale nëse një ministër do të përfitonte nga pandemia për të bërë korrupsion. Por, është po aq e ulët e imorale nëqoftëse opozita e një vendi në kohë lufte, jo vetëm nuk kontribuon në përpjekjen e përbashkët për të mundur armikun e për të shpëtuar jetë, por vazhdon me shpikje të modelit Babale në një përpjekje për të sabotuar luftën e minuar përpjekjen tonë të përbashkët për t'i bërë ballë me sa më pak humbje e vuajtje armikut të padukshëm!”, shkruan Xhaçka në Facebook.

“I takon SPAK të hedhë dritë mbi këtë çështje me të gjithë urgjencën që dikton situata e luftës ku jemi. Kemi bërë çdo gjë sipas ligjit e procedurës dhe jam optimiste se në fund të hetimit qytetarët do të kuptojnë qartë si drita e diellit se kjo akuzë s’është veç rivënia në skenë e versionit më të fundit të Babales”, shton ministrja në postimin e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos