
Kryetari i Partisë Demokratike, me anë të një statusi në Facebook, e ka quajtur kriminale bllokimin e dhjetëra shqiptarëve në tokën neutrale Shqipëri-Greqi.
Basha thekson se ata nuk mund të trajtohen kurrsesi si refugjatë nga shteti i tyre.
“Mbyllja e kufirit për dhjetëra shqiptarë në tokën neutrale Shqipëri-Greqi dhe ndalimi i tyre për të hyrë në atdhe e për tu kthyer në shtëpitë e tyre, është një akt kriminal dhe i papërgjegjshëm.
Qeveria shqiptare është përgjegjëse për jetën e çdo shqiptari. Kushtetuta e Shqipërisë e detyron qeverinë të mos lërë pa atdhe asnjë shqiptar. Ata nuk mund të trajtohen kurrsesi si refugjatë nga shteti i tyre. Tragjedia që po luhet prej 4 ditësh para syve tanë me jetët e dhjetëra shqiptarëve duhet të marrë fund sot!”, mbyllet postimi i Bashës. (A2 Televizion)