Basha kujton përvjetorin e anëtarësimit: 11 vjet në NATO, nuk jemi vetëm në këto kohë të vështira

Nga A2 CNN
4 Prill 2020, 16:21 | Politikë
Basha kujton përvjetorin e anëtarësimit: 11 vjet në NATO,

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar përmes një statusi në rrjetet sociale përvjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, nga i cili kanë kaluar 11 vjet.

Kryeopozitari, që në gjatë periudhës së anëtarësimit ishte ministër i Jashtëm në qeverinë Berisha, cilëson si “historike” atë datë duke kujtuar “me krenari punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të qeverisë në ato vite për këtë arritje”.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/505991836943615/

Basha shton se “ndonëse sot po kalojmë ditë të vështira, ne nuk jemi vetëm”, por anëtarë të një strukture ushtarake të fuqishme, dhe se “puna dhe përkushtimi dhe ndershmëria shpërblehen gjithmonë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos