
Komisioni Zgjedhor në Partinë Demokratike ka vendosur renditjen e kandidatëve në fletën e votimit për zgjedhjet e 13 qershorit për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së.
Fletën e votimit do ta kryesojë Fatbardh Kadilli, i ndjekur nga Edith Harxhi, i treti është Agron Shehaj dhe Lulzim Basha i katërti. Kjo renditje u bë me short ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të kandidatëve.
Fleta e votimit do të miratohet nga Komisioni Zgjedhor i PD në datën 8 qershor, datë kjo e përcaktuar sipas rregullores së zgjedhjeve të 13 qershorit. (A2 Televizion)