
Për politologun Ermal Hasimja Partia Demokratike ka prekur fundin duke arritur në pikën më problematike dhe dramatike. Në studion e “Debat” në A2 CNN ai deklaroi se shpreson që kjo të shërbejë për t’u forcuar.
“PD ka prekur fundin ka arritur në pikën e vet më problematike e dramatike. Pa arritur kjo pikë vlimi nuk dot të mund të ndryshojë PD. Në status quo-në që ishte vështirë për ndryshim. Shpresa ime është që PD do të kalojë përmes kësaj drame të brendshme për t’u forcuar”.
Por zgjidhjen, Hasimja nuk e shikon as te Berisha dhe as te Bahsa, por te një individ apo grup që do të bashkonte dy pjesët e opozitës, atë formale dhe atë morale. Por kjo sipas tij është shumë e vështirë, por jo e pamundur, ndërsa sjell në vëmendje bashkimin e këtyre dy opozitave në vitin 2005 që e çoi PD- në fitore.
“Nuk e shoh zgjidhjen te një person specifik, as te Berisha dhe Basha, do të shpresoja të ishte një person ose grup që të merrte lidershipin e PD për të bashkuar dy pjesë të pabashkueshme të opozitës shumë të vështira. Opozita përbëhet nga dy fryma; njëra formale që kryen rolin juridik, politik të opozitës që pret të vijë në pushtet që pret të heqë socialistët nga puna dhe kjo nuk i intereson tjetrës. Pjesa tjetër nuk është as politike, as juridike, as formale, një opozitë morale që e cila nuk është dakord me qeverisjen e vendi dhe as me funksionimin e PD dhe as me logjikën që një pjesë e militantëve kanë si strategji për ardhjen në pushtet. Do të duhet të përbënte përputhjen e këtyre dy opozitave. Është opozita e militantëve dhe morale. Ka militantë që do të përshtateshin me atë morale. Në 2005 Berisha ia doli që t’i bashkojë këto dy opozita është shumë e vështirë, por jo e pamundur se sistemi aktual i mazhorancës është i përkryer për të mbajtur pushtetin korruptues që blen njerëzit dhe i angazhon. Do të jetë më e vështirë të shmanget mandati i katërt i PS se i treti”. (A2 Televizion)