PD kërkesë Nikollës: Mos zvarrit shqyrtimin e mandatit të Xhaçkës, të mblidhet nesër Këshilli i Rregullores dhe Mandateve

Nga A2 CNN
5 Korrik 2022, 13:19 | Politikë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ku i kërkon që të mos zvarritet shqyrtimi i mandatit të Olta Xhaçkës.

Pesë anëtarët demokratë të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve i kanë kërkuar kryetares së Kuvendit të mbledhë Këshillin e Rregullores dhe Mandateve, nesër në orën 13:00.

Në kërkesë theksohet se thirrja e Këshillit është e detyrueshme sipas Rregullores së Kuvendit, kur e kërkojnë 5 anëtarë të Këshillit.

Kujtojmë që 14 deputetë të PD-së kanë kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka për “shkak se ajo ka përfituar, nëpërmjet bashkëshortit të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në përdorim pasuri publike. Për demokratët, kjo është shkelje e rendë e kushtetutës dhe ligjit, për shkak se deputetit i ndalohet të përfitojë pasuri publike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos