
Rikthimi i Ilir Metës në politikën aktive më 25 korrik, atëherë kur t’i përfundojë edhe mandati i Presidentit të Republikës, u komentua nga ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, teksa ishte e ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN.
Spiropali theksoi se Meta nuk ka dalë asnjëherë nga politika, pavarësisht pozicionit të tij si president i vendit.
“Ilir Meta nuk u ngrit asnjëherë në lartësinë e detyrës dhe atë pozicion të lartë e përdhosi me vetëdije të plotë. Meta po shkon aty ku ka qenë gjithmonë. Aty ka qenë, ta gëzojë. Ne i kemi bërë komentet për Metën me votë, pse ai duhej të shkarkohej si president. Sot, ai nuk është president, por një kandidat për të drejtuar opozitën, të dalë aty ku ishte së bashku me Sali Berishën në rrugë duke ngritur flamujt e rreckosur të sovranitetit të shtirur dhe betejës antikorrupsion të dy njerëzve të damkosur publikisht për korrupsion.
Vota për LSI-në e dëshmo inë vitin 2021 sesa Meta shërbeu si president, duke rrënuar besueshmërinë e opozitës në atë kohë dhe rezultatet janë të qarta. Ata sot nuk kanë as grup parlamentar. Kjo nuk është punë e jona, të bëjnë atë që kanë bërë gjithmonë, por Shqipërinë ata nuk e marrin dot peng”, u shpreh Spiropali. (A2 Televizion)