Protesta e 7 korrikut, Spiropali: Nuk është kundër qeverisjes, por për të marrë PD-në

Nga A2 CNN
4 Korrik 2022, 20:52 | Politikë
Protesta e 7 korrikut, Spiropali: Nuk është kundër qeverisjes,

Ministrja Elisa Spiropali komentoi në Debat dhe protestën e thirrur nga ish-kryeministri Berisha në Tiranë më 7 korrik.

Spiropali u shpreh se kjo protestë nuk është kundër qeverisë, por për të marrë përfundimisht Partinë Demokratike.

“Protesta e Sali Berishës nën muret e Kryeministrisë për të realizuar atë që nuk realizoi dot me dhunë në muret e PD në 8 janar. Kjo nuk është protestë kundër qeverisjes, por për të marrë përfundimisht PD. Ky është leximi i një mendje të ftohtë që ka ndjekur zhvillimet politike. Gjyma e deputetëve të PD nuk e ndjekin Sali Berishën. Ai kërkon të vendosë diktatin në grupin parlamentar dhe këtë e tregoi dhe me ndarjen e punëve për deputetët” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos