Çështja Dajti, si reagoi Rama pas goditjes së tre gjyqtarëve

Nga A2 CNN
7 Janar 2020, 09:59 | Politikë
Çështja Dajti, si reagoi Rama pas goditjes së tre

Më 15 shkurt të vitit të shkuar, një ditë pas kontrollit të policisë në banesat e gjyqtarëve që zbutën dënimin për Dritan Dajti, Kryeministri Edi Rama reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Rama i cilësoi kriminelë togat e zeza, pas lajmit se në apartamentin e një prej gjyqtarëve u gjendën municione luftarake dhe të një sasie  e konsiderueshme eurosh.

https://a2news.com/2019/02/13/si-shpetoi-dajti-nga-burgimi-i-perjetshem/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

Kryeministri e cilësoi këtë ngjarje si thyerje të mitit të të paprekshmëve në radhët e gjyqtarëve. Kjo kohë, thoshte Rama, po mbaron, dhe se me reformën në drejtësi do të vijë një fazë e re në sistemin gjyqësor.

https://a2news.com/2020/01/06/spak-do-rihetoje-dosjen-e-tre-gjyqtareve-te-dritan-dajtit/

"Faleminderit me një përulje të thellë shërbëtorëve të shtetit që thyen mitin 30 vjeçar të paprekshmërisë absolute të kriminelëve me toga të zeza. Duke u treguar vrasësve të drejtësisë për 4 policët e vrarë se koha e të paprekshmëve po mbaron, shteti sot ka hyrë në një fazë të re", shkruan kryeministri Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos