
Familja Shkalla në Farkë, e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, ishte ndalesa e radhës së kryeministrit Edi Rama.
Për familjet me fëmijë të vegjël, në kushtet e emergjencës janë vënë në dispozicion kontejnerë dhe jo çadra. Por sipas kryeministrit, kjo situatë do zgjasë edhe për pak kohë, derisa të nisë ndërtimi i lagjeve të reja.
“Në këto raste rindërtohet shtëpia aty ku ka qenë, kurse në rastet e tjera do t’i bëjmë bashkë, nuk do t’i pyesim shumë, në kuptimin e mirë të fjalës. Po ecim shumë shpejt me punët dhe besoj që në fillim të prillit të fillojmë të montojmë shtëpitë e reja”, u shpreh kryeministri.
Gjatë vizitës në këtë familje, Rama nuk mbajti asnjë rezervë për të këmbyer batutat me kryefamiljarin, por edhe me kryebashkiakun Veliaj. (A2 Televizion)