Reforma Zgjedhore/ “Thurja” në Kuvend, kërkon ndryshim sistemi

Nga A2 CNN
7 Janar 2020, 13:17 | Politikë
Reforma Zgjedhore/ “Thurja” në Kuvend, kërkon ndryshim

Ditën e sotme, nisma “Thurje” ka hedhur një hap konkret në Kuvend. Përmes opozitarëve në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjonit, por edhe me firmat e 50 mijë qytarëve, aktivistët e shoqërisë civile kërkojnë sistem zgjedhor proporcional kombëtar me lista të hapura. 

“A sillet ky Parlament sikur sovraniteti i përket popullit? Sot kemi një shans për ta parë. Taksapaguesit shqiptarë i paguajnë Parlamentit 10 milionë euro në vit. Për çfarë? Që të mbushet me analfabetë dhe kriminelë? Sot, Parlamenti ka mundësinë të justifikojë paratë e taksapaguesve”, tha Endri Shabani.

Ndërsa Ralf Gjoni u shpreh: “Sfida madhore është ndryshimi rrënjësor i sistemit zgjedhor për t’i kthyer legjitimitetin institucionit bazë të një demokracie parlamentare: Parlamentit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos