
Kryesia e re e Partisë Demokratike nisi këtë pasdite mbledhjen e parë, për të mbyllur dhe fazën e fundit të riorganizimit të strukturave të saj dhe drejtuesve të tyre.
Pas zgjedhjes së Këshillit Kombëtar, kreu të tij dhe Kryesisë dhe kryetarit të PD-së, sot pritet të votohen dhe kandidaturat për disa nga postet kyçe në radhët e demokratëve.
Për postin e sekretarit të përgjithshëm kandidojnë Arben Ristani dhe Flamur Noka, ndërsa për atë të nënkryetarëve Belind Këlliçi, Agron Shehaj, Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi.
Me pas, në 17:00 do të mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar për të votuar këto kandidatura. (A2 Televizion)