PD-ja mobilizon strukturat, Basha: Bashkohuni në tubimin e Presidentit

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2020, 13:35 | Politikë
PD-ja mobilizon strukturat, Basha: Bashkohuni në tubimin e Presidentit

Partia Demokratike do të mobilizojë të gjitha strukturat e saj në rrethe në mbështetje të tubimit të thirrur nga Presidenti Meta në 2 mars në orën 17:00.

Kryedemokrati Lulzim Basha, i ka dërguar një mesazh të gjitha strukturave të PD-së , ku bën thirrje për pjesëmarrje në tubim.

“Si qytetarë, ne duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë. Ne duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje të Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj, unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën”, shkruan Basha.

Burimet thanë për A2 se organizimi do të jetë individual, pasi PD-ja nuk mbulon shpenzimet për mungesë financash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos