Rreziku nga koronavirusi, Basha: Qeveria të lërë propagandën, masa urgjente

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2020, 15:10 | Politikë
Rreziku nga koronavirusi, Basha: Qeveria të lërë

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, i kërkoi qeverisë të ndalë propagandën dhe të marrë masa konkrete për kontrollin e qytetarëve që vijnë nga Italia, kryesisht nga rajonet ku koronavirusi ka përhapjen më të madhe.

“Është urgjent hartimi dhe shpallja e planit të masave dhe informimi i qytetarëve si duhet të veprojnë në rast të dyshimit se janë të prekur nga koronavirus”, shkruan Basha.

Ai thekson se, përballë rrezikut potencial të prekjes nga koronavirusi, mijëra bashkëqytetarë ndodhen në kushte të mjerueshme për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.

“Është neglizhencë kriminale të humbet akoma kohë, kur duhen marrë masa urgjente për strehimin apo sigurimin e kontejnerëve për banorët që jetojnë në çadra”, nënvizon kryedemokrati. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos