PD: Në dy mandate të Ramës u larguan 300 mijë shqiptarë, nuk ka mandat të tretë për të

Nga A2 CNN
1 Mars 2020, 12:53 | Politikë
PD: Në dy mandate të Ramës u larguan 300 mijë

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në ditën e tretë të Kongresit të PS se në Shqipëri shënohet niveli më i ulët i papunësisë në 25 vitet e fundit.

Sipas Selisë Blu, në dy mandatet e Ramës u larguan nga vendi 300 mijë banorë duke e bërë Shqipërinë vendin me më shumë azilkërkues në BE. PD siguron qytetarët se për Edi Ramën nuk do të ketë një mandat të tretë.

Në 2 mandatet e Edi Ramës kryeministër më shumë se 300 mijë shqiptarë u larguan nga vendi. Me korrupsion, krim, arbitraritet, papunësi dhe injorancë, Edi Rama e barazoi Shqipërinë me vendet që janë në luftë për nga numri i lartë i shqiptarëve azilkërkues në Bashkimin Europian. Poshtërsi është të mohosh këtë të vërtetë, duke bërë me faj herë Bashkimin Europian, herë shqiptarët që ikin se nuk pajtohen me qeverisjen e keqe të Edi Ramës. Kjo do të marrë fund me votë të lirë! Për Edi Ramën nuk do të ketë më një mandat të tretë! Për Shqipërinë nuk do të ketë më eksod! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos