Rama në krah të Albin Kurtit: Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër

Nga A2 CNN
1 Mars 2020, 10:48 | Politikë
Rama në krah të Albin Kurtit: Heqja e taksës do jetë dita e

Kryeministri Edi Rama ka dalë në krah të homologut kosovar, Albin Kurti, pas vendimit të qeverisë së tij për të hequr taksën ndaj importit të produkteve të lëndës së parë nga Serbia.

Edi Rama shkruan në rrjetet sociale se paraardhësi i Kurtit ka nisur një fushatë baltosje ndaj kryeministrit të ri në Kosovë, por kjo sipas tij ndan udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës.

Sipas kryeministrit Edi Rama, Albin Kurti është në rrugën e duhur.

“Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit! Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës! Kurrë nuk është dëgjuar një idiotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe asgjë s’i ka bërë më shumë dëm Kosovës, se sa ajo taksë e kthyer nga një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA-s nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës! Albin Kurti është në rrugën e duhur! Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës”, shkruan Edi Rama në Twitter. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/02/28/kurti-heq-pjeserisht-taksen-shba-nuk-e-mbeshtet-mase-gjysmake/
https://a2news.com/2020/02/27/heqja-e-pjesshme-e-takses-haradinaj-sonte-albin-mashtruesi-u-dorezua-para-serbise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos