PD për aeroportin e Kukësit: Një tjetër premtim i pambajtur i Ramës

Nga A2 CNN
18 Prill 2021, 17:10 | Politikë
PD për aeroportin e Kukësit: Një tjetër premtim i pambajtur

Partia Demokratike ka reaguar pas uljen së avionit të parë në aeroportin e Kukësit “Zayed”.

Sipas PD, hapja e aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare është “premtim tjetër i pambajtur i Edi Ramës. Ulja e një avioni të Air Albania në Kukës s’u bë nga Londra, siç premtoi Rama, por nga Rinasi, sepse aeroporti s’ka certifikata sigurie”.

Deklarata e demokratëve bën një paralel midis Kukësit dhe mungesës anëtarësimit në BE. “Me Ramën në krye të qeverisë, fluturimet ndërkombëtare në Aeroportin e Kukësit janë si hapja e negociatave me BE: Ato nuk ekzistojnë. Ky është eksperimenti i fundit që Rama bën me shqiptarët”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/18/basha-per-uljen-e-avionit-te-pare-ne-kukes-asnje-marifet-elektoral-nuk-i-mashtron-shqiptaret/

A2 CNN Livestream

Latest Videos