Testet e qeverisë, Dervishi: Opinioni publik shumë i rëndësishëm, në verë komentuam 3 javë Goran Bregoviçin

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2021, 20:28 | Politikë
Testet e qeverisë, Dervishi: Opinioni publik shumë i

Analisti Lutfi Dervishi, në Debat me Alba Alishanin në A2 CNN, komentoi nismat e qeverisë dhe paralajmërimet për krizë energjetike apo rritje çmimesh. Ai u shpreh se, në demokraci ka të bëjë shumë opinioni publik, me çfarë ushqehet opinioni publik.

Po ashtu, Dervishi foli edhe për zhvendosjen e vëmendjes nga problemet reale, duke sjellë këtu rastin e këngëtarit serb, i cili mbajti koncert në Korçë gjatë verës dhe u komentua gjatë për pjesëmarrjen e tij.

“Nuk është thjesht testimi që i bëhet elektoratit, por edhe zhvendosja e narrativës. Gjatë muajve të verës harxhuam 3 apo 4 javë me Goran Bregoviç, në një kohë që çështjet që kishte vendi ishin të tjera. Këto janë nga ato teknika që ti merresh me një gjë të vërtetë, por që nuk është në interes për publikun. Mund të jetë interesant për publikun, por nuk është në interesin e publikut.

Nëse ka një çështje të rëndësishme, ti sajon një gjë tjetër që në dukje është më spektakolare dhe të gjithë njerëzit do të merren me të. Detyra e medias është të gjejë se cila është në interesin publik. Në disa raste ushqehet edhe media që shpesh funksionon si zgjatim i politikës dhe jo si skaner”, u shpreh Dervishi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos