“Maskat e skaduara”, PD kallëzon në SPAK ministren e Shëndetësisë

Nga A2 CNN
11 Mars 2020, 14:36 | Politikë

Ashtu siç tha një ditë më parë Lulzim Basha, Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht në SPAK ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe zyrtarët e tjerë përgjegjës për shpërndarjen te personeli shëndetësor të 1.2 milionë maskave të skaduara.

Ogerta Manastirliu kallëzohet për 5 vepra penale, përfshirë shpërdorimin e detyrës: “Kontrabandë me mallra të ndaluara”, “Menaxhim i mbetjeve”, “Transport i mbetjeve”, “Shpërdorim detyre”, “Prodhim dhe tregtim i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”.

“Ky është një krim i rëndë shtetëror me përgjegjëse direkte ministren e Shëndetësisë, e cila është përfshirë në një operacion manipulimi për të marrë mbetjet spitalore që duhej të asgjësoheshin dhe për t’ia vënë në dispozicion stafit mjekësor”, thuhet në kallëzimin e 10 marsit të Partisë Demokratike, të firmosur nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos