PD: Qeveria vjedh dhe në pandemi, Prokuroria të nisë hetimet

Nga A2 CNN
30 Prill 2020, 23:01 | Politikë
PD: Qeveria vjedh dhe në pandemi, Prokuroria të nisë hetimet

Shifrat qeveritare nuk bindin Partinë Demokratike. Sipas demokrates Albana Vokshi, gjendja në terren është shumë ndryshe nga realiteti virtual që përcjell kryeministri përmes mashtrimeve kriminale, citon ajo.

“Është një qeveri e çorientuar, e cila nuk bazohet edhe në shkresat që ata prodhojnë”.

Nga denoncimi i bërë me dokumentet zyrtare, PD nuk tërhiqet, madje shton se këtë e ka të provuar edhe nga daljet e saj në terren, si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të kreut të Emergjencave Civile.

“Ajo çka ne kemi denoncuar me dokumente zyrtare korrespondon edhe me informacionet që ne i marrim edhe nga qytetarët shqiptarë. Nuk mbushet barku me propagandë”.

Këtu, Vokshi ngre një pikëpyetje: “Ku janë 1.5 milionë euro që qeveria i dha me një kontratë jo transparente?”

Të bindur se qeveria po vjedh edhe në kohë pandemie, demokratët kërkojnë që të dalë nga karantina prokuroria dhe të nisë hetimet.

“Është evidente që qeveria po vjedh në kohë pandemie. Prokuroria dhe SPAK duhet të dalin nga karantina dhe të hetojnë çdo abuzim”.

Ish-deputetja thotë se selia blu është duke dhënë vazhdimisht kontributin e saj pranë qytetarëve në këtë kohë pandemie, por larg bliceve të kamerave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos