PD: Rama dështoi t’u sigurojë emigrantëve të drejtën e votës në vendin ku ata jetojnë

Nga A2 CNN
1 Prill 2021, 09:15 | Politikë
PD: Rama dështoi t’u sigurojë emigrantëve të

Partia Demokratike, me anë të një deklarate për shtyp, u shpreh se kryeministri Edi Rama, “pas 8 vjetësh premtime, dështoi t’u sigurojë emigrantëve shqiptarë të drejtën kushtetuese të votës në vendin ku ata jetojnë”.

“Edi Rama është një dështim në çdo drejtim. Pas 8 vjetësh premtime, ai dështoi t’u sigurojë emigrantëve shqiptarë të drejtën kushtetuese të votës në vendin ku ata jetojnë. Rregjistrimi i qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut është përgjegjësi ekskluzive e qeverisë dhe Edi Rama nuk e përmbushi qëllimisht atë. Për 8 vite me radhë, Rama përdori emigrantët dhe Diasporën për propagandë dhe për abuzim me fondet publike. Rezultati final ishte mashtrimi dhe zhgënjimi i mbi 1 milionë shqiptarëve të Diasporës”, lexohet në deklaratën e PD-së.

“Partia Demokratike, nesër në qeverisje, do të bëjë të mundur votimin elektronik për çdo qytetar shqiptar, brenda dhe jashtë vendit. Me votimin elektronik ne përmbushim angazhimin tonë që shqiptarët e Diasporës të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar nga vendi ku jetojnë. Partia Demokratike u bën thirrje emigrantëve të vijnë në Shqipëri për të votuar në 25 Prill. Së bashku, do të bëjmë ndryshimin”, shton PD-ja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos