PD shtyn protestën: Respektojmë Natën e Kadrit

Nga A2 CNN
27 Maj 2019, 12:39 | Politikë
PD shtyn protestën: Respektojmë Natën e Kadrit

Opozita ka vendosur ta shtyjë protestën e saj që fillimisht ishte njoftuar për më 31 maj. Data e re është e diela e 2 qershorit, ndërsa nisja nuk ndryshon, në mbrëmje rreth orës 19:00.

https://a2news.com/2019/05/26/basha-demokracine-nuk-e-japim-asnje-hap-pas/

Vendimi për shtyrjen e protestës u mor paraditen sotme nga grupi organizator, në respekt të besimtarëve myslimanë që me 31 maj festojnë Natën e Kadrit, një nga ditët më të rëndësishme të muajit të Ramazanit.

https://a2news.com/2019/05/26/letra-e-peste-rama-bashes-dialogo-zgjedhjet-me-30-qershor-fushata-me-1-qershor/

Njoftimi i shpërndarë për organizatorët thekson gjithashtu se data tjetër, 1 qershori, është dita e fëmijëve, ndaj dhe opozitaret vendosen të mblidhen mbrëmjen e të dielës më 2 qershor.

Edhe socialistët ndryshuan më herët axhendën e tyre për datën 31 maj, kur kishin programuar fillimisht çeljen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit. Por, Kryeministri Rama njoftoi dje se ceremonia do të bëhej më 1 qershor, për të evituar që të përkiste në të njëjtën ditë me protestën e opozitës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos