Kongresi i PS, Linda Rama del në skenën politike, flet për fëmijët

Nga A2 CNN
29 Shkurt 2020, 10:18 | Politikë
Kongresi i PS, Linda Rama del në skenën politike, flet për

Partia Socialiste e nisi dje kongresin e saj 3-ditor, duke ia kushtuar tërësisht vëmendjen rolit të gruas. Jo vetëm në parti, por edhe në familje.

Përveç deputeteve dhe ministreve të PS-së, në foltore u shfaq edhe Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama. Daljen e parë publike në skenën e politikës ajo ia dedikoi gjithashtu grave, por edhe fëmijëve.

“Edi erdhi në krye të PS-së si një thirrje e fëmijëve të atyre që përmes vështirësish dhe pengesash të mëdha, i dhanë jo pak Shqipërisë së trazuar të 15 viteve të para pas daljes në rrugën e demokracisë. E fëmijëve ishte edhe thirrja “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. E fëmijëve mbetet arsyeja themelore pse politika duhet të ekzistojë, pse partitë duhet të ndeshen në betejën e vizioneve dhe të ideve për të nesërmen, pse vetë PS-ja duhet të kërkojë më shumë nga vetja e saj”, deklaroi Linda Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos