Partia Demokratike zbardhi kallëzimin penal për 30 qershorin që ka depozituar në Prokurori, përmes të cilit kërkon që të hetohen ato që i cilëson si krime elektorale. Në letrën drejtuar Arta Markut, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, i rikujton Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme se është zgjedhur në mënyrë antikushtetuese dhe rinovon akuzën ndaj saj se është kthyer në mburojë politike për krimet e Qeverisë. (A2 Televizion)
PD zbardh padinë për 30 qershorin: 31-45 vjet burg
