PDIU kërkon rinumërim votash në Librazhd, dorëzon pretendimet në KAS

Nga A2 CNN
27 Maj 2023, 16:47 | Politikë

PDIU ka dorëzuar në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve një kërkesë për rinumërim të votave për anëtarët e Këshillit Bashkiak në Librazhd.

Në shkresën e dorëzuar në KAS, PDIU ngre pretendime për parregullsi në këtë bashki sa i takim procesit të numërimit të votave.

PDIU thotë se nga procesi i numërimit, përfaqësuesit e tyre kanë vënë re parregullsi, Një prej tyre thuhet në shkresë, është mosleximi me zë të lartë i votave nga ana e numëruesve.

Ata evidentojnë edhe një tjetër pretendim të tyre sa i takon shpërndarjes së votave. PDIU shprehet në shkresën e saj se në 17 qendra votimi, ka marrë një votë ndërkohë që vetëm në një qendër tjetër ka marrë 37 vota. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos