Pedagogët kërkojnë kontratë kolektive pune

Nga A2 CNN
26 Tetor 2022, 14:58 | Aktualitet
Pedagogët kërkojnë kontratë kolektive pune

Një kontratë kolektive pune mund të mos i gjente pedagogët në sheshin e protestës. Edhe pse e parashikuar në kodin e punës ajo mungon. Propozimi që erdhi të mërkurën nga protesta e pedagogëve ishte hartimi i një platforme univeristare që do të  kishte si qëllim arritjen e një kontratë që zgjidh marrëdhëniet e stafit akademik, drejtuesve të universiteteve dhe qeverisë.

Mimoza Hafizi nga Fakulteti i Shkencave të natyrës vëren një shpërfillje ndaj pedagogëve nga drejtuesit e universiteteve që janë zgjedhur me votën e tyre. Një studiues i shkencave por i angazhuar në lëmin e gazetarisë ka një arsye pse pedagogët duhet të protestojnë Pedagogët protestues thonë se nuk kanë ndërmend të tërhiqen, edhe pse një pjese e kolegeve te tyre  kanë lënë tashmë sheshin e protestës dhe i janë kthyer mësimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos