Pedonalja në Shkodër kthehet në pistë patinazhi prej ujit dhe luleve, një grua në spital

Nga A2 CNN
6 Qershor 2022, 11:32 | Aktualitet

Shëtitorja “Kolë Idromeno” në Shkodër është kthyer paraditen e kësaj të hëne në një vend të rrezikshëm, si për këmbësorët ashtu edhe për biçiklistët.

Disa prej tyre kanë rrëshqitur si pasojë e pranisë së ujit që krijon një terren të rrëshqitshëm, kur bashkohet me pluhurin e luleve të blirit.

Kjo situatë është krijuar pas ujitjes së luleve përreth këtyre pemëve. Më e lënduar nga ky fenomen rezultoi një grua e cila është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës. Pas këtyre incidenteve kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të larë të gjithë pedonalen, duke e pastruar nga ky efekt rrëshqitës që rezulton shumë i rrezikshëm për përdoruesit e kësaj shëtitoreje, si për këmbësorët ashtu edhe për biçiklistët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos