Pelegrinazhi i Haxhit, Arabia Saudite nuk do të lejojë vizitorët e huaj

Nga A2 CNN
23 Qershor 2020, 15:22 | Bota
Pelegrinazhi i Haxhit, Arabia Saudite nuk do të lejojë vizitorët

Arabia Saudite ndalon vizitorët e huaj të bëjnë pelegrinazhin e Haxhit këtë vit, në një përpjekje për të kontrolluar koronavirusin e ri.

Vetëm një numër shumë i kufizuar i qytetareve që jetojnë në mbretëri do të lejohen të kryejnë pelegrinazhin e rëndësishëm të besimit Islam.

Rreth 2,5 milionë persona, mes tyre dhe shqiptarë, pritej të vizitonin Mekën dhe Medinën këtë verë si pjesë e ritualit të përvitshëm.

https://www.youtube.com/watch?v=b03DDvRNw9w

Të dhënat zyrtare tregojnë se pelegrinazhi kontribuon me rreth 12 miliardë dollarë në vit në arkat e Arabisë Saudite.

Mbretëria pezulloi fluturimet në muajin mars dhe u kërkoi myslimanëve të presin para se të planifikojnë pjesëmarrjen në Haxh, deri në një njoftim të dytë. Situata me pandeminë, ushqeu dyshimet se i gjithë rituali mund të anulohej për këtë vit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos