Për plot një javë, muzika nuk ndalon në Malin e Tomorit, aty ku zhvillohet pelegrinazhi i përvitshëm i besimtarëve bektashinj. Festa që nis nga data 18 gusht dhe përfundon në 25 sjell qindra mijëra njerëz, besimtarë ose jo, aventurierë shqiptarë e të huaj dhe gjithkënd që kërkonte kalojë disa orë në këto lartësi. Në dallim nga viti i kaluar, ku rruga që të çon drejt teqesë së Dervish Iljazit ishte tepër e amortizuar, sivjet ajo ishte asfaltuar, por sërish pati pakënaqësi. Urimi për mbarësi mbetet i njëjtë nga të gjithë pjesëmarrësit në këtë pelegrinazh që nga viti në vit merr përmasa edhe më të mëdha, jo vetëm si një detyrë morale e bektashinjve, por edhe si alternativë për t’u arratisur nga vapa e gushtit dhe për të qëndruar në lartësitë e malit, ditën apo natën, si një lidhje e papërsëritshme e njeriut me natyrën. (A2 Televizion)
Pelegrinazhi i lartësive
