Peleshi: Dënojmë me forcë dhunën ndaj KFOR-it në Veri

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 21:24 | Kosova
Peleshi: Dënojmë me forcë dhunën ndaj KFOR-it në Veri

Përshkallëzimi i dhunës nga serbët që protestuan sot në komunën e Zveçanit, për ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi është i papranueshëm.

Peleshi nëpërmjet një postimi në Facebook ka shprehur shqetësimin e Shqipërisë për situatën e tensionuar që është krijuar dhe sulmin ndaj trupave të KFOR-it.

Të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Dënojmë me forcë dhunën e përdorur ndaj trupave të KFOR, që po përpiqen për garantimin e sigurisë së qytetarëve atje”, shkruan Peleshi.

Më tej ai bën thirrje për bisedimeve mes palëve në mënyrë që të ruhet stabiliteti në rajon.

Dialogu dhe ulja e tensioneve, zgjidhja e vetme për një bashkëjetesë të mirë dhe stabilitet në rajon! Urojmë shërim të shpejtë për trupat e lënduar!”, shprehet Peleshi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos