Xhaçka: Sulmet ndaj KFOR-it, të papranueshme

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 21:16 | Kosova
Xhaçka: Sulmet ndaj KFOR-it, të papranueshme

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar në Twitter në lidhje me tensionet në veri të Kosovës.

“Sulmet e dhunshme dhe të paprovokuara ndaj NATO-s, KFOR-it dhe medias janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë. I shprehim mbështetjen tonë të plotë KFOR-it dhe i urojmë shërim të shpejtë ushtarëve të plagosur të KFOR-it. Qetësimi i situatës është i domosdoshëm”, shkruan ministrja në rrjetin social.

“Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, si dhe njohja reciproke që do të sigurojë qëndrueshmëri afatgjatë në rajonin tonë”, shtoi Xhaçka. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/29/nderkombetaret-takojne-kurtin-shba-te-ulen-tensionet-kryetaret-e-rinj-jo-ne-komuna/

A2 CNN Livestream

Latest Videos