
Ndodh edhe kështu. Kampionët e Gjermanisë dhe të Europës janë tashmë jashtë nga Kupa e Gjermanisë, të eliminuar nga një ekip i kategorisë së dytë.
Bëhet fjalë për Holstein Kiel, që arriti në mrekullinë jo vetëm që të barazonte në 120 minutat e ndeshjes, por edhe të fitonte lotarinë e penalltive.
Ndeshja filloi mirë për bavarezët, që kaluan në avantazh me Serge Gnabry, por barazohet dy herë nga ekipi modest, në pjesën e parë dhe në të dytën, pasi Leroy Sane kishte kaluar sërish në avantazh kampionët. Penalltitë u realizuan të gjitha, përveç asaj të fundit, të gabuar nga mesfushori spanjoll Roca, që dënoi Bayern, që këtë vit nuk do të ketë mundësi të fitojë “tripleten”. (A2 Televizion)