Pendesa e madhe e Götze: Bëra gabim që ndërrova Kloppin për Guardiolën

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2020, 17:11 | Futboll
Pendesa e madhe e Götze: Bëra gabim që ndërrova Kloppin

Mario Götze është penduar që nuk qëndroi më shumë te Borussia Dortmund me Jurgen Klopp në pankinë. Mesfushori gjerman, i cili shënoi golin e fitores në finalen e Botërorit Gjermani-Argjentinë të vitit 2014, ka pranuar se gaboi kur u largua nga Dortmundi për të shkuar te Bayern Munchen, që në atë kohë drejtohej nga Pep Guardiola.

Në atë kohë, Götze ishte 21 vjeç dhe u ble nga Bayern për 37 milionë euro. Por, nuk arriti të përmbushë pritshmëritë dhe u kthye te Dortmundi 3 vite më vonë.

“Doja të sfidoja veten, doja të njihja filozofinë e Guardiolës. Me Bayern arritëm 3 gjysmëfinale Champions-i dhe Guardiola më mësoi që të shikoj futbollin nga pozicione të ndryshme të fushës”, tha 28-vjeçari për “Daily Mail”.

Por, shtoi se sot e ka kuptuar që e la para kohe Jurgen Kloppin: “Ka qenë një nga njerëzit më të rëndësishëm në karrierën time”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos