Një sasi tjetër e padeklaruar eurosh kapet në Kapshticë

Nga A2 CNN
16 Qershor 2020, 08:30 | Kronikë
Një sasi tjetër e padeklaruar eurosh kapet në Kapshticë

Policia Kufitare në Kapshticë bën me dije se parandaloi një tentativë për transfertë të parave në mënyrë të paligjshme, gjatë së cilës u sekuestruan 32 mijë euro.

Pas analizës së riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, shtetasit V. M., 50 vjeç, i cili u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë si këmbësor, iu gjetën në çantën personale 32.000 euro të padeklaruara nga ana e tij, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit, të cilët i referuan materialet hetimore në Prokurori për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

Një tjetër rast i ngjashëm u regjistrua në portin e Durrësit fundjavën e fundit ku gjatë një kontrolli në një kamion që kishte hyrë nga Italia u gjet një sasi prej rreth 500 mijë eurosh e padeklaruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos