Pengohen udhëtimet për Krishtlindje, anulohen mijëra fluturime, mungesë stafi për shkak të Covid-19

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2021, 14:58 | Bota
Pengohen udhëtimet për Krishtlindje, anulohen mijëra fluturime,

Planet e udhëtimeve gjatë fundjavës festive, vazhdojnë të pengohen nga anulimi i mijëra fluturimeve mes rritjes dramatike të rasteve me Covid-19.

Kompanitë ajrore fajësojnë mungesën e personelit për anulimin e gati 2400 fluturimeve të premten e mbi 2300 të tjerëve për Krishtlindje, periudha më e ngarkuar e vitit.

Pjesëtarë të shumtë të stafit kanë rezultuar pozitiv ose janë detyruar të vetëizolohen për shkak të ekspozimit ndaj virusit në kompani si Lufthansa, Delta, United Airlines dhe shumë të tjera.

Në Europë, kufizimet në udhëtime janë mes masave të ndërmarra për reduktimin e rasteve me Omicron. Pavarësisht të dhënave se varianti është më i butë se paraardhësit, shkencëtarët druhen se numri i lartë i infektimeve do të çojë në tejmbushje të spitaleve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos