Trageti shkrumbohet nga flakët, mbi 37 viktima

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2021, 18:09 | Bota
Trageti shkrumbohet nga flakët, mbi 37 viktima

Të paktën 37 persona humbën jetën dhe rreth 100 të tjerë mbetën të plagosur dhe shenja djegiesh si pasojë e një zjarri që përfshiu një traget në jug të Bangladesh.

Zjarri në traget nisi pranë qytetit të Jhalakathi ndërsa ai lundronte nga kryeqyteti Dhaka për në qytetin e Barguna. Disa prej viktimave u mbytën pasi u hodhën në ujë.

Numri i viktimave ka të ngjarë të rritet pasi shumë nga pasagjerët kanë djegie të rënda. Në momentin e zjarrin në bordin e tragetit thuhet se ishin rreth 500 persona.

Zjarri besohet se filloi në dhomën e motorit dhe u përhap me shpejtësi ndërsa trageti, tha zyrtari i shërbimit zjarrfikës Kamal Hossain Bhuiyan për mediat lokale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos