Talebanët zgjedhin aleatët, kërkohen raporte të mira ekonomike dhe diplomatike me Kinën

Nga A2 CNN
25 Gusht 2021, 12:20 | Bota
Talebanët zgjedhin aleatët, kërkohen raporte të mira

Talebanët, në kontroll të Afganistanit, kërkojnë të vendosin marrëdhënie të mira ekonomike dhe diplomatike me Kinën.

 Konfirmimi ka ardhur nga zëdhënësi i grupit militant, Zabihullah Muxhahid, i pyetur nga mediat e Pekinit. Megjithatë, Talebanët janë shprehur të hapur për të vendosur marrëdhënie të mira diplomatike edhe me të gjitha vendet e botës.

Duke folur për politikën e jashtme, zëdhënësi Muxhahid iu drejtua kryesisht shteteve që militantët i konsiderojnë mike që t’I kontaktojnë.

Në konferencën e dytë për shtyp, që prej marrjes së kontrollit të Kabulit më 15 gusht, talebanët konfirmuan se nuk do të lejojnë më afganët të largohen nga vendi. Gjithashtu garantojnë se militantët nuk do të hyjnë në asnjë ambasadë të huaj në Kabul. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos