Për herë të parë në histori, ngrin edhe “Liqeni i ngrohtë”

Nga A2 CNN
16 Janar 2023, 11:08 | Fotolajme

Edhe liqeni më i ngrohtë në veri të Kirgizistanit, Issyk-Kul, ka ngrirë për shkak të të ftohtit ekstrem dhe temperaturave disa gradë nën zero.

Liqeni njihet gjerësisht nga vendasit, por edhe të huajt që e vizitojnë, si “Liqeni i ngrohtë”, emër që i është vendosur pikërisht sepse ujërat e tij, edhe në dimrin më të egër, nuk ngrijnë, falë thellësisë dhe ngrohtësisë natyrale të ujit.

Banorët thanë se kjo ishte hera e parë që e panë liqenin të ngrijë. Issyk-Kul është liqeni i shtatë më i thellë në botë, i dhjeti për nga volumi dhe i dyti liqen i kripur në Detin Kaspik. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=e8jEjbmMJ78
https://a2news.com/2023/01/16/fundjava-ne-50-grade-celsius-nese-ke-ftohte-nga-kembet-mund-te-ngrish-lehtesisht/

A2 CNN Livestream

Latest Videos