Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit”, Basha publikon videot e ish-futbollistëve të Kombëtares në mbështetje të PD

Nga A2 CNN
23 Prill 2021, 14:59 | Politikë

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka postuar në Facebook disa video të shkurtra të ish-futbollistëve të Kombëtares shqiptare të futbollit, Taulant Xhaka, Migjen Basha, Mërgim Mavraj, Ergys Kaçe e Ansi Agolli, ku ata japin një mesazh të shkurtër në mbështetje të Partisë Demokratike në zgjedhjet e së dielës.

“Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni ndryshimin!”, është mesazhi i dhënë nga ish-futbollistët e Kombëtares.

“Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme. Dilni dhe votoni ndryshimin!”, shkruan kreu demokrat bashkëngjitur videove. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos