
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me deklaratën e Xhelal Mziut, kandidati demokrat për deputet në qarkun e Dibrës.
Mziu u shpreh se çdo person i dyshimtë do ta pësojë si ai i Elbasanit, ndërsa më pas kërkoi ndjesë për deklaratën e tij.
Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se kundërshtarët vrasin, kërcënojnë dhe inskenojnë kapje njerëzish pa lidhje me PS-së që të baltosin PS, por në fund shfaqen siç janë, si llumi i shoqërisë.
“Vrasin, kërcënojnë, akuzojnë, inskenojnë kapje njerëzish pa lidhje me PS që të baltosin PS, e kur kapen me presh në duar duke u betuar se do vrasin apo duke blerë vota me zë e më figurë, shfaqen deri në fund ashtu si janë: Llumi i shoqërisë, mallkim i vjetër që do zhbëhet të dielën!”, shkruan Rama. (A2 Televizion)