1028 – Perandoresha e ardhshme bizantine, Zoe, merr fronin si perandoreshë, bashkëshorte e Romanus Argyrus. Argjiro (Argjend), ishte emri i një familjeje aristokrate të shquar të Perandorisë Bizantine nga mesi i shekullit IX deri në shpërbërjen e Perandorisë në shekullin e XV. Nga Argjiro rrjedh edhe Gjirokastër, bashkim fjalësh Argjiro dhe Kastër (kështjellë). 1834 – Lindi në Shën Pjetërburg Aleksander Porfirjeviç Borodin, kompozitor dhe kimist rus. Borodin punonte si profesor i kimisë në universitetin e St. Petersburgut. Si kompozitor, opera më e njohura e Aleksandër Borodin është "Princ Igor". 1915 – Lindi Roland Gerard Barthes, teoricien letrar francez, filozof, gjuhëtar, kritik, dhe semioticien. Ndikuar nga Marksi, Frojdi, Niçe, Sartrit, Barthes kontribuoi në shumë fusha të mendimit dhe ndikoi në zhvillime filozofike. 1918 – Austria u bë republikë. 1920 – Italia dhe Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve (e riemërtuar Jugosllavi në vitin 1929), nënshkruajnë Traktatin e Rapallos për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi disa territore në bregdetin ish-austriak në brigjet e sipërme të Adriatikut dhe Dalmaci. 1927 – Leon Trotsky përjashtohet nga Partia Komuniste sovjetike, duke lënë Joseph Stalin në kontroll të padiskutueshëm të Bashkimit Sovjetik. 1987 – Në Tiranë, u nda nga jeta Lasgush Poradeci, poet dhe përkthyes shqiptar. Lasgushi është Autor i dy vëllimeve me poezi, botuar në Bukuresht të Rumanisë. Përpos dy vëllimeve, Lasgushi është autor i më se shumë se 100 poezive, një pjesë prej të cilave edhe poezi dashurie.
Kalendari historik, 12 nëntor. (A2 Televizion)