Përballë flakëve, Sindikata: Zjarrfikësit pa këpucë dhe veshjet e duhura

Nga A2 CNN
13 Gusht 2021, 15:26 | Aktualitet
Përballë flakëve, Sindikata: Zjarrfikësit pa

Prej më shumë se tre javësh, zjarrfikësit në vend po sprovojnë veten në luftë përballë flakëve. Në situatat dinamike të përhapjes së zjarreve, shpesh është nevojitur që punonjësit e këtij shërbimi të punojnë edhe me orë të zgjatura. Nga Sindikata e Zjarrfikësve ngrihet shqetësimi se pushteti vendor nuk ka siguruar minimalisht veshjet e duhura për t’u përballur me flakët.

Shuarja e zjarreve me lopata dhe degë peme, sipas kryesindikalistit nuk është një metodë tradicionale, por primitive.

Shërbimi zjarrfikës po përjeton vështirësi të mëdha edhe në mjete për të dhënë ndihmën e duhur ndaj çdo fatkeqësie. Më herët, zjarrfikësit hasën problem edhe me mungesën e pagesave për orët shtesë, si dhe dietat ditore. Për një sektor të tillë të rëndësishëm, Bajrami thotë se duhet të zbatohen të drejtat e hartuara me ligji, pasi nuk mund të vijohet me dhënie lëmoshe sa herë që ngrihen ankesa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos