Bashkimi i pensioneve, emigrantët shqiptarë protestojnë para ambasadës italiane

Nga A2 CNN
13 Gusht 2021, 14:46 | Aktualitet

“Jemi duke punuar për të sistemuar çështjen e pensioneve. Unë tani do të rikthehem në Itali dhe do të punojë gjithmonë për ju, sepse ju jeni protagonist në Itali”. Ky premtim i ish-kryeministrit italian Matteo Renzi nuk është përmbushur ende, afro 7 vite pasi u premtua se do të punohej me dy qeverive për bashkimin e pensioneve.

Të lodhur nga pritja e gjatë, disa prej emigrantëve shqiptarë në Itali të ndodhur në kryeqytet, protestuan përpara Ambasadës Italiane për njohjen e kontributeve të tyre të punës. Shumica prej tyre kanë nga 10 deri në 20 vite punë ne Itali dhe po aq edhe në Shqipëri, por nuk përfitojnë një pension të plotë ende.

Italia gjatë këtyre viteve ka bërë marrëveshje mes shteteve të tjera për njohjen e pensioneve, por Shqipëria mbetet sërish e përjashtuar.

Beskida Aliaj, drejtuese e “INAS Albania”

“Italia ka marrëveshje me Moldavinë, Turqinë, Malin e Zi, edhe me Kosovën, pse jo me Shqipërinë?  Ka një mungesë dëshire për të punuar, dhe gjenden justifikime”, thotë për A2 Beskida Aliaj, drejtuese e “INAS Albania” dhe ndër organizatorë te protestës.

Për vitet e punës në Itali, një emigrant shqiptar ka paguar të paktën 350 mijë euro kontribute. Shumica prej tyre kanë paguar edhe para shtesë për të arritur vitet e punës, para të cilat ende nuk po u kthehen mbrapsht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos