Shkolla e Magjistraturës, mësimi në auditorë vetëm për të vaksinuarit

Nga A2 CNN
13 Gusht 2021, 11:16 | Aktualitet
Shkolla e Magjistraturës, mësimi në auditorë vetëm

Studentët e Magjistraturës duhet të vaksinohen pasi në të kundërt, nuk do të pranohen në shkollë.

Është ky vendimi që është marrë nga Shkolla e Magjistraturës, e cila nëpërmjet një njoftimi për shtyp bëri të ditur se magjistratët e rinj që duan të zhvillojnë mësim me prezencë fizike duhet të kenë kryer më parë vaksinën anti-covid.

Për studentët që nuk do të vaksinohen është lënë e hapur mundësia që ata të ndjekin mësimin online. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos