Rama takon legjendën e CNN, urimi për Kosovën

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2023, 21:38 | Politikë
Rama takon legjendën e CNN, urimi për Kosovën

Gjatë punimeve për Konferencën e Sigurisë në Mynih, kryeministri Edi Rama është takuar dhe me gazetaren e njohur të CNN, Christiane Amanpour me të cilën ka bërë një urim për pavarësinë e Kosovës.

Kreu i qeverisë kujton se Amanpour ka qenë një reportere e CNN gjatë luftës në Kosovë.

“Me legjendën e CNN dhe reporteren e paharrueshme të luftës së Kosovës, Christiane Amanpour, një urim për pavarësinë e Kosovës”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.

Më herët gjatë ditës, kryeministri Rama takoi në Mynih homologun grek Mitsotakis, deputetin e Bundestagut, Johann Wadephul, të dërguarin special të BE për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak, të dërguarin special në Bosnje-Hercegovinë, Christian Schmidt dhe ish-kancelarin austriak, Sebastian Kurz. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos