
Aleanca ndërmjet Metës dhe Berishës do të funksionojë vetëm për kandidatët për kryetar bashkie, pasi Partia e Lirisë po harton listën prej rreth 1650 kandidatësh për këshillat bashkiak. Në mbledhjen e kryesisë të Partisë, Ilir Meta e cilësoi këtë proces si të rëndësishëm dhe u shpreh se 14 maj është dita që do të sjell ndryshimin në pushtetin vendor.
“14 maji është dita e fundit e monizmit në qeverisjen vendore. Sirenave të dëshpërimit do t’u përgjigjemi me optimizmin e popullit të lirisë”, tha Meta.
Përball zgjedhjeve vendore Meta dhe Berisha kanë Edi Ramën, ku marrëdhënia konfliktuale politike ka futur në ngërç parlamentin.
“Ata të cilët nuk bëjnë dot më as një premtim përpara qytetarëve dhe kanë zgjedhur si të vetmen rrugë të intimidimin, bullizimin, frikësimin, janë përball panikut të humbjes që i pret dhe çdo provokim që bëjnë ndaj opozitës i bënë dhe më të pashpresë”, tha Meta.
Opozita e bashkuar ka njoftuar një protestë kombëtare më 3 mars ku pjesë e saj do të jenë edhe strukturat e Partisë së Lirisë. (A2 Televizion)